E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndërtime pa leje në bregdetin e Ksamilit dhe Sarandës, nën hetim tre persona

Tre persona po ndiqen penalisht pasi janë konstatuar duke ndërtuar pa lejen e organeve kompetente në zonat bregdetare të Sarandës dhe Ksamilit.

Policia nisi procedimin në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 39 vjeç, banues në Sarandë, R. B., 22 vjeç, banues në Korçë dhe A. T., 28 vjeç, banues në Ksamil.

“Shtetasit A. B. dhe A. T. u kapën teksa kryenin punime ndërtimi, pa leje, në qytetin e Sarandës, ndërsa shtetasi R. B. u kap teksa kryente punime ndërtimi, pa leje, në zonën bregdetare, në Ksamil”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, ndërsa policia vijon kontrollet dhe verifikimet.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›