E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohen 3 efektivë

TIRANË, 26, maj/ATSH/ Tre efektivë të Policisë në Sarandë u arrestuan mbrëmjen e djeshme në kuadër të hetimit të nisur më 15 maj për ndërtimet pa leje në Ksamil.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), njofton se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë në Sarandë, në kuadër të hetimeve për operacionin e zhvilluar më 15 maj 2026 në qytetin e Sarandës.

Sipas njoftimit zyrtar, në zbatim të vendimit gjyqësor janë ushtruar kontrolle në banesat e tre punonjësve të policisë, të cilët janë nën hetim për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Në kuadër të këtij procedimi penal janë ekzekutuar masat e sigurimit:

– “Arrest në shtëpi” për shtetasin Blerim Tafçiu, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, kryer më shumë se një herë;

-“Arrest me burg” për shtetasin Kristofor Shkrepa, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, kryer më shumë se një herë;

-“Arrest me burg” për shtetasin Kastriot Sotka, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, kryer më shumë se një herë.

AMP bëri të ditur se veprimet procedurale po vijojnë në bashkëpunim me organet kompetente hetimore.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›