Pastrim nga mbetjet i brezit ranor në Velipojë, perlë e Adriatikut

TIRANË, 26 maj /ATSH/ Velipoja, me plazhin e gjerë me rërë dhe natyrën e virgjër, mbetet një destinacion i preferuar për turistët vendas dhe të huaj.
Në nisje të sezonit turistik për vitin 2026, po vijon intensivisht puna për pastrimin e çdo pjesë të këtij brezi ranor, për ta kthyer plazhin e Velipojës në zgjedhjen e pushuesve edhe për këtë vit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga përgatitjet dhe puna që po bëhet për pastrimin e mbetjeve dhe sistemin e brezit ranor në Velipojë, për ta bërë këtë perlë të Adriatikut edhe më mikpritëse për pushuesit.
Ky plazh i gjatë 14 km dhe i gjerë rreth 300 metra rreth 30 km larg Shkodrës kombinon detin, pyjet, lagunat dhe malet, duke krijuar një peizazh unik.
Plazhi ofron jo vetëm bukuri natyrore, por edhe mundësi për peshkim dhe gjueti, duke e bërë çdo vizitë të veçantë.
Në vitet e fundit, zona është zhvilluar me hotele dhe shtëpi luksoze, duke e kthyer Velipojën në një destinacion modern pushimi për turistët
/e.i/a.f/