Ndërtimi i HEC-ve, vetëm 7% e lejeve brenda normave

Konfederata e Industrisë, i kërkon Ministrisë së Ekonomisë, gjithashtu që të ndërmarrë edhe masa lehtësuese financiare për të ndihmuar operatorët për daljen nga gjendja e vështirë e sotme në ndërtimin e parashikuar të HEC-ve.
Konfindustria vlerëson se një masë e madhe e mbajtësve të koncesioneve të sotme nuk i kanë objektivisht mundësitë financiare për realizimin e HEC. Shkak tjetër i rëndësishëm bllokues-sipas këtij institucioni- janë edhe projektet e gabuara nga një pjesë e madhe e operatorëve për mundësitë prodhuese të HEC të kërkuara mbi bazën e të cilave janë paraqitur në proçeset tenderuese dhe janë lidhur kontratat koncesionare.
“Ndërkohë, mosveprimi i shtetit për të ndjekur përmbushjen e detyrimeve nga koncesionarët e HEC-ve pengon plotësisht edhe mundësinë e tregtimit të lejeve konçesionare me çmime dhe/ose kushte të arsyeshme për t’i kaluar në operatorë të tjerë të vendit dhe të huaj, që kanë mundësitë financiare dhe profesionale të domosdoshme.
Në rast të kundërt rrezikohet seriozisht, që të mbahen të bllokuara burimet energjetike me dëme të jashtëzakonshme financiare për ekonominë kombëtare dhe qytetarët shqiptare”, thuhet në reagim. Konfindustria vlerëson, se është krejt e papranueshme, që ne më shumë se 430 leje të dhëna deri më tash për ndërtimin e HEC vetëm në më pak se 7% të tyre masa e punimeve është pak a shumë brenda kushteve dhe detyrimeve ligjore. /Start/
2011-11-14 08:46