E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndërtimi i murit rrethues për godinën e re të SPAK, miratohet kompensimi për shpronësimet

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtim muri rrethues për godinën e re të SPAK-ut”.

Shpronësimi bëhet në favor të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, me një vlerë të përgjithshme prej 650 698.80 lekësh.

Vlera e përgjithshme e shpronësimit përballohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të vendimit në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tirana Veri, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›