E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Plator Nesturi emërohet prefekt i qarkut të Vlorës

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot emërimin e Plator Nesturit në detyrën e prefektit të qarkut të Vlorës.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme, ndërsa Nesturi zëvendëson në këtë detyrë Vangjel Tavon i cili u zgjodh kryebashkiak i Himarës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Plator Nesturi ka shërbyer më herët si i ngarkuar me punë në Spanjë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›