“Ndërtimi i shkollave nuk ndalet”/ Veliaj ndan fotot nga rikonstruksioni i ‘Edith Durham’: Më burgosën pa gjyq për të më mbajtur larg punëve të qytetit

pKryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia për arrestimin, duke thënë se është bërë për ta mbajtur larg punëve të qytetit.
“Edhe pse i burgosur pa gjyq, me një dosje të kopsitur enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit, puna për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë nuk ndalet!
Shkolla e re “Edith Durham” është e 48-ta në buqetën e godinave arsimore (9-vjeçare dhe gjimnaze) që kemi ndërtuar së bashku në Tiranë, e më gëzon fakti që puna aty po vijon njësoj, me ritme të shpejta, për ta pasur gati në shtator për fëmijët. Forca”, shkruan Veliaj.