E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

‘Ndërtimi rriti të ardhurat, projektet sollën miliona euro’/ Rama: Ky quhet vizion ardhmërie, e kemi nisur nga një çmenduri që quhej qytet

Në zemrën e Tiranës, në sheshin Skënderbej, ka nisur takimi i kryeministrit të vendit Edi Rama me punonjësit e Bashkisë më të madhe të vendit. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se të ardhurat në Bashkinë e Tiranës janë rritur me 9- fish.

Sipas tij, vjet kanë qenë 271 milionë euro të ardhura në fondet e Bashkisë më të madhe të vendit. Lidhur me taksën e ndërtimit, aq shumë të komentuat së fundmi, Rama bëri me dije se 147 milionë euro janë mbledhur vetëm nga taksa e ndërtimit.

“ Në 10 vitet e fundit të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, janë rritur 9- fish. Kanë qenë 30 milionë euro kur bashkia gërhiste, vjet 271 milionë euro të ardhura. Tani dëgjoni sesa para ka marrë Bashkia e Tiranës nga të pasurit, nga ata që ndërtojnë për lejet e ndërtimit. Me taksën e gërhitjes dhe të ekspertëve të shkëlqyer, Bashkia mblidhte 930 mijë euro në vit, pjesën e pjesës e dijnë ata.

 Me propozim të Erion Veliaj taksa u rrit në 2016 filloi që në 2016 10- fish. Ndërsa në 2024 janë mbledhur 157 fish. Dmth 147 milionë euro vetëm nga taksa e ndërtimit. Ndërsa atyre që thonë nuk duam kulla, u themi kopshte doni shkolla, korsi bicikletash, autobus, kartë studenti, ushqim për fëmijët falas i doni? Me cfarë bëhen këto? Duke rritur bar në sheshin Skënderbej? Totali që Bashkia ka marrë sepse kur sheh se nga e kemi nisur nga një çmenduri që e quanim dhe qytet, çfarë të presësh nga ata kur bufi i tyre thoshte ju keni bërë mrekullinë e 8 të botës, qytetin e parë pa leje në botë. Cfarë të presësh nga këta antieuropian. Gjysmë milion dollarë ka mbledhur bashkia nga 2016- 2024 vetëm nga taksa e ndërtimit. Investime publike që ishin 10 milionë, në tre vitet e fundit kanë qenë mesatarisht 100 milionë. Ky quhet vizion ardhmërie, program shpëtimi nga historia e një kënete 500 vjeçarë. Program rritje ekonomike dhe sociale, lidership.”

/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›