E Martë, 3 Nëntor 2026

Ndërtoi pa leje 3 dhoma plazhi dhe 1 beach-bar në Borsh, arrestohet 48 vjeçari

Një 48 vjeçar është arrestuar nga policia pasi ndërtoi pa leje 4 objekte druri (beach-bar dhe dhoma plazhi) në Borsh.

Banuesi në Himarë, i identifikuar me inicialet G.I është ndaluar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Në kuadër të planit Operacionale policor i koduar “Coastline” për lirimin e hapësirave nga ndërtimet pa leje përgjatë vijës bregdetare në qarkun Vlorë, ndërtoi pa leje 4 objekte me strukturë druri (beach-bar dhe dhoma plazhi) në vijën bregdetare në Borsh, arrestohet 48-vjeçari”, njofton policia.

Operacionet policore “Coastline” dhe “Plazhi i lirë” do të vijojnë intensivisht në qarkun Vlorë, me qëllim rikthimin e hapësirave publike dhe ndëshkimin sipas ligjit të çdo shtetasi që prek këto hapësira dhe i shfrytëzon ato në mënyrë të paligjshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›