E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Ndërtojmë një të ardhme më të mirë”, ministri Hasani: Shqipëria e përkushtuar ndaj promovimit të barazisë dhe dinjitetit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ditën e sotme ishte i pranishëm në konferencën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut “Të bashkuar kundër urrejtjes”, organizuar nga universiteti “Essex”, në bashkëpunim me MEPJ.

Në këtë konferencë, ministri Hasani mbajti fjalën hapëse, duke u shprehur se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj promovimit të barazisë, dinjitetit dhe respektit për të gjithë.

Igli Hasani: Kënaqësi të hap në Tiranë Konferencën inaugurale #HR30, EMPOËER TALK: Qëndresa Kundër Urrejtjes & Përqafimi i të Drejtave, së bashku me Universitetin e Essex.

Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj promovimit të barazisë, dinjitetit dhe respektit për të gjithë – vlera thelbësore që i mbrojmë me krenari gjatë mandatit tonë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe në rrugëtimin tonë drejt BE-së.

Të rrënjosur në historinë dhe traditat tona, qëndrojmë të palëkundur në angazhimin tonë të vazhdueshëm për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›