E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërtonte pa leje një hotel 3-katësh, arrestohet 30-vjeçari në Berat

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit, pasi u konstatua se kishte ndërtuar pa leje një objekt trekatësh me destinacion hoteleri, në lagjen “Barrikadë”.

Arrestimi u bë pas kontrolleve të zhvilluara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e ndërtimeve të paligjshme. Sipas burimeve zyrtare, kontrolli u bazua në informacione të siguruara në rrugë operative.

Gjatë verifikimeve rezultoi se shtetasi A. G., 30 vjeç, banues në Berat, kishte ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme një strukturë trekatëshe të destinuar për hotel.

Në përfundim të veprimeve procedurale, ai u arrestua në flagrancë dhe materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›