Ndërtuan pa leje në bjeshkën e “Poligrajës”, procedohen dy persona

TIRANË, 5 shtator /ATSH/ Komisariati i Policisë Tropojëka evidentuar dhe goditur 6 raste të ndërtimeve pa leje, duke ndaluar një dhe shpallur në këkrim një shtetase tjetër.
Gjithashtu 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Komisariati i Policisë Tropojë, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në terren, ka evidentuar dhe goditur 6 raste të ndërtimeve pa leje, ku si rezultat, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin H. Gj., banues në Bajram Curri, pasi në bjeshkën e “Poligrajës”, zonë e mbrojtur, u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje si dhe shpallën në kërkim shtetasen Gj. Q., banuese në fshatin Buçaj, pasi në bjeshkën e “Pojanës” ka ndërtuar objekt pa leje.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. P., S. Ç., S. H., dhe R. B, pasi në zona të ndryshme të Tropojës kanë kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
1 nga 2/gj.m/