Vijojnë operacionet për lirimin e hapësirave publike, Rama: S’ka pushim

TIRANË, 5 shtator/ATSH/ Puna për prishjen e ndërtimeve pa leje që kanë zënë hapësirat publike po vijon në të gjithë vendin.
Kryeministri Edi Rama ndau këtë të premte pamje nga operacionet në terren, duke theksuar se asnjë objekt i ndërtuar për qëllim fitimi në hapësira të përbashkëta nuk do të tolerohet.
“S’ka pushim”, shkroi kreu i qeverisë, krahas pamjeve nga prishja e një objekti.
Autoritetet në vend kanë bërë të ditur se sipërfaqja e çliruar e hapësirës publike sidomos në kryeqytet po rritet dita-ditës, ndërkohë që po punohet paralelisht për fazën tjetër, me projektet e shumta të sistemimit.
/r.e/