Ndërtuesit e babëzitur po shkatërrojnë edhe kopshtin zoologjik në Tiranë
Tiranë- Amullia zgjedhore po bën kurban edhe të vetmen qelizë të gjelbërt që kishte mbetur në kryeqytet dhe të vetmin park zoologjik që ka Shqipëria. Eksperti dhe një nga ekologjistët aktivë në mbrojtje të mjedisit, Lavdosh Ferruni, bën publike një denoncim të një banori të zonës, i cili me shqetësimin qytetar për shkatërrimin e kësaj hapësire kërkon ndërhyrjen e strukturave shtetërore për të ndaluar këtë dëm të pakthyeshëm.
Duke perfituar nga kjo periudhe amulli shteterore, bakshisheve te majme dhe lidhjeve me partine ne pushtet, disa ndertues te paskrupullt qe po ndertoje nje kompleks pallatesh ne pjesen e fundit te kopshtit Zoologjik, ne te djathte mbi kafazin e ariut, kane filluar te hapin nje rruge shkurt, duke cenuar nje pjese te kopshtit zoologjik. Rrugen e hapin me pretendmet se eshte rruge e miratuar nga Komuna Farke. Ne fakt Rruga e miratuar nga komuna Farke ka qene jashte perimetrit te kopshtit po duke qene se Kryetari i Komunes ka dhene leje per ndertime pallatesh deri mbi gardhin e Kopshtit tani meqenese nuk ju eshte shitur asnje hyrje keta ndertues po cenojne gjelberimin e kopshtit duke shkaterruar nje pjese te pemeve. Po punojne ne menyre tinzare dhe fsheurazi. Disa nga ne kane bere njeftime edhe te emisioni alarm. Ju lutem kerkoj nderhurjen tuaj ekologjisteve dhe te gjitha shoqatave qe edhe ai pak kopsht i gjelberuar qe ka mbetur te mos betonizohet. Duhet te veprojme te gjithe shpejt se pemet po prien e po shkulen naten,- shkruan denoncuesi.