E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriminelët në mitingjet elektorale, vetëm në Tiranë 159 të arrestuar

mitingTiranë- Shpesh partitë kërkojnë të afrojnë persona që konsiderohen si të fortët rreth tyre, të cilët në shumë raste janë me precedentë penalë. Kjo kategopri përdoret si gardë për mbrojtjen e votave dhe qendrave të votimit, nga vetë partitë. Por ka edhe të fortë që ofrohen vetë në mitingjet e partive, për t’iu afruar pushtet dhe politikës e në këtë mënyrë shpresojnë të gjenë mbështetje për t’i shpëtuar ligjit.

Për këtë arsye mitingjet janë edhe vendet ku policia përqëndron punën më të madhe për kapjen e personave në kërkim. Një shembull domethenës për këtë e jep drejtori i policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj, në një prononcim për Top Channel.

Ne e dimë që sa herë ka fushatë zgjedhore elementët me precedentë kriminalë u bashkangjiten fushatave, por një pjesë e subjekteve nuk i njohin këta persona sepse mendojnë që do përfitojnë një farë mbrojtjeje, por ata nuk i njohin, ka qenë detyra e jonë t’i evidentojmë. Për të demonstuar këtë që them, po ju tregoj një shifër, kemi kapur 159 persona në kërkim gjatë kësaj periudhe që është më shumë se dyfishi i kësaj shifre në periudha të tjera të vitit. Jo më larg se mbrëmë kapëm një person të shumë kërkuar për vrasje, nuk mund të them se i kemi arrestuar gjatë një tubimi apo një tubimi tjetër, janë masa permanente, jemi munduar të mos i godasim në tubime, i mbajmë nën vëzhgim dhe i godasim në rrugë, lokale apo pranë banesave,-tha ai.

Sipas drejtorit të Policisë së Tiranës kjo fushatë ka qenë më e qeta se çdo fushatë tjetër. “Sikurse edhe në vitet e mëparshme zgjedhore, kryeqyteti mban vendin e parë të tubimeve elektorale ku deri më tani janë organizuar 285 tubime të njoftuara në polici. Por, ndyshe nga fushatat e mëparshme, kjo fushatë konsiderohet për garantuesit e rendit si e qetë dhe pa zona të nxehta”,-tha Çaushaj.

Gjatë kësaj fushate, sipas drejtorit të policisë nuk ka patur denoncime për dhunë, grisje flamujsh apo banderolash ose incidente të tjera mes militantesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›