E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndeshja Kuzhe u beson te rinjve ne mbrojtje

Me gjak të ri dhe mbrojtje të fortë: kjo është receta e trajnerit Josip Kuzhe për Shqipërinë, e cila në orën 21:00 do të zbresë në “Stade de France” për ndeshjen e parafundit në fushatën eliminatore kundër “Gjelave’ të Laurent Blanc. Jashtë cdo objektivi dhe me shumë mungesa për shkak të pezullimit dhe largimit të disa prej lojtarëve titullarë, tekniku kuqezi mund t’i lejojë vetes aktivizimin e futbollistëve të rinj, të cilët do të jenë boshti i përfaqësueses së ardhshme. 

Ashtu sic kishte premtuar përpara udhëtimit në Paris, Kuzhe do të zbresë në fushë me një skuadër mbrojtëse, ndërsa për kroatin lajmi i mirë vjen nga Dallku. Dëmtimi i mbrojtësit ka rezultuar i lehtë dhe ai do të jetë pjesë e mbrojtes me katër, bashke më Vagjelin, Canën dhe Lilën. Konfirmohet mungesa e Ervin Bulkut, ndërsa pozicionin e tij në qendër të mesfushës do ta marrë Gilman Lika. Shkodrani do të luajë përkrah Duros me detyrën për të formuar ndalesën e parë të sulmit francez.

Me përpara, por sigurisht me detyra mbrojtëse do të aktivizohen nga minuta e parë Roshi dhe Muzaka në krahë dhe Hyka në rolin e fantazistit për të mbështetur Salihin të vetëm në sulm. Një formaciaon krejtësisht i ri, por që Kuzhe mendon se do të jetë e ardhmja e kombëtares shqiptare, e cila pas dështimit në eliminatioret e Euro 2012 kërkon të formojë një skuadër kompetitive për fushatën e ardhshme eliminatore të Botërorit 2014.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›