Dialogu me Serbine opozita Jo bisedimeve politike

Partitë politike në Kosovë kundërshtojnë çfarëdo mundësi të bisedimeve politike me Serbinë. Diskutimet mbi llojin e bisedimeve me Beogradin zyrtar mbizotëruan edhe debatet në seancën e së enjtes në parlamentin kosovar. Partia Demokratike në pushtet shprehu mbështetje për vazhdimin e dialogut teknik me qeverinë serbe, ndërsa u shpreh e bindur se delegacioni i Kosovës do të respektojë në përpikëri Rezolutën e Kuvendit e cila specifikon mjaft qartë se për çfarë nuk do të bisedohet me shtetin serb.
“Jemi për bisedime teknike, dhe janë të saktësuar shumë qartë për çka nuk duhet të bisedohet. Ne vlerësojmë se bisedime politike nuk do të ketë“, Adem Grabovci, Kryetar i GP të PDK-së.
Në ndryshim nga koalicioni qeveritar, dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje u shprehën edhe kundër bisedimeve teknike, ndërsa kundërshtuan fuqishëm mundësinë e një dialogu politik me Serbinë të cilin e konsiderojnë të rrezikshëm për tërësinë territoriale të vendit. Ndërsa AAK vlerëson se çfarëdo lloj dialogu me Serbinë është politik.
“LDK vlerëson se aktualisht nuk duhet të ketë kurrfarë bisedimesh sepse nuk kemi me kë të bisedojmë sepse nuk kemi me kë të bisedojmë sepse Serbia e ka po atë qëndrim që e ka pasur”, u shpreh Ismet Beqiri, Kryetar i GP të LDK-së.
“Ne e shohim këtë dialog shumë të rrezikshëm për integritetin territorial të Kosovës, meqenëse është krijuar qëllimisht një situatë në veriun e Kosovës e cila po e çon Kosovën drejt hapjes së bisedimeve territoriale”, theksoi Glauk Konjufca, Nënkryetar i Kuvendit, Vetëvendosje.
“Ne mendojmë se çfarëdo bisedimesh me Serbinë janë politike, sepse nuk mund të ndahen politike dhe teknike”, tha Ardian Gjini, Kryetar i GP të AAK-së.
Një ditë më parë sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Ramsusen bëri thirrje për bisedime politike midis Kosovës dhe Serbisë. Shefi i NATO dekalroi se qetësia, qasja moderuese dhe dialogu politik janë të domosdoshëm për daljen nga kriza.
Sala Mustafa/Elona Memushi