E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndeshja Shqipëri-Armeni, policia merr masat. Ja rrugët që do të bllokohen

policiaaaaaaaaTiranë- Kanë nisur edhe përgatitjet e para për masat e nevojshme të mbarëvajtjes së ndeshjes miqësore që pritet të luhet sot rreth orës 20:45 në Tiranë mes Shqipërisë dhe Armenisë.

Policia e Tiranës bën me dije se ka marrë të gjitha masat e nevojshme  dhe ka lajmëruar se duke nisur nga ora 16:00 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në ambjentet përreth Stadiumit Kombëtar «Qemal Stafa», sheshin «Italia», si dhe përgjatë gjithë rrugës Lekë Dukagjini.

Ndërsa nga ora 18:00 e së mërkurës do të bëhet ndalimi i qarkullimit të automjeteve në ambjentet përreth Stadiumit Kombëtar «Qemal Stafa», rruga Lek Dukagjini me kryqëzimin me Rrugën Themostokli Gjermeni deri në Sheshin Nënë Tereza si dhe Rruga Dervish Hima që të con drej stadiunimit “Qemal Stafa”.

Policia bën me dije se gjatë hyrjes së tifozeve në stadium, do të ushtrohet kontroll i imtësishëm në drejtim të parandalimit të futjes në stadium, sendeve të ndaluara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›