E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshja Tirana-Flamurtari mund te mos luhet ne Qemal Stafa

Ndeshja Tirana- Flamurtari mund te mos luhet ne stadiumin Qemal Stafa pasi ekipi kryeqytetas nuk ka shlyer detyrimet ndaj stadiumit. Lajmi konfirmohet per Ora News nga drejtori i stadiumit kombetar Gazmend Sallaku i cili ka theksuar se klubi i Tiranes nuk ka shlyer detyrimet ndaj stadiumit detyrime qe sipas tij kapin shifren e 28 milione lekeve.

Gjithashtu sipas Sallakut debitore ndaj stadiumit eshte edhe ekipi i Dinamos i cili ka per ti paguar stadiumit 6 milione leke. Po sipas Sallakut nje tjeter debitor ndaj stadiumit kombetar Qemal Stafa eshte edhe Federate Shqiptare e Futbollit e cila ka 22 milione leke pa paguar.
Ndeshja Tirana- Flamurtari eshte e vlefshme per javen e 13 te Kategorise Superiore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›