E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldo sfidon Barcelonen Nuk na shenojne ne tete gola

El Clasiko Sulmuesi portugez i Realit ndez derbin e Spanjes me deklaratat e tij

Rezultati 8-0 i Barcelones ndaj Almerias nuk do te thote asgje per mua te shikojme nese do te mund te shenojne tete gola te henen.... Kristiano Ronaldo e ndez me keto fjale El Clasiko-n dhe i deklaron sfide Barcelones. Ylli portugez nuk e lejon veten te biere pre e paragjykimeve te goleades se paimagjinueshme te blaugraneve ne ndeshjen ndaj Almeiras. Nga ana e tij Reali ka mundur te mbroje vendin e pare ne klasifikim duke triumfuar me rezultatin 5-1 ndaj Athletik Bilbao dhe do te shkoje ne ndeshjen e madhe te 29 nentorit si kryesuesi ne tabelen e klasifikimit. Vazhdon edhe dueli ne distance mes Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit te dy autore te nje triplete ne luften per titullin e golashenuesit me te mire te La Liges. Por portugezi i intervistuar nga e perditshmja madrilene AS ka specifikuar Nuk po luftoj per tituj personale qe jane te vegjel per mua por per te fituar lsquoLa Liga-n. Vogelsirat nuk me interesojne. Kristiano Ronaldo kalon me pas ne analizen per suksesin ne fitoren e se shtunes qe Reali i tij mundi te marre ndaj nje kundershtari jo te lehte Merita eshte e skuadres. U futem ne fushe disi te relaksuar por kemi gjetur shume shpejt golat qe jane te rendesishem per te marre tri piket. Me pas ne pjesen e dyte kemi mundur te luajme edhe me mire edhe sepse Murinjo ne pushimin e ndeshjes na ka bere thirrje te zgjohemi. Jemi shume te kenaqur per sa i perket fitores dhe personalisht jam i lumtur per sa i perket tripletes se shenuar. Por e rendesishme eshte qe Reali eshte gjithnje lider i La Ligas. Atyre qe e pyesin se perse penalltia eshte gjuajtur nga Serxhi Ramos portugezi u eshte pergjigjur Serxhio e ndiente se mund ta gjuante dhe une nuk dua te diskutoj me te ne lidhje me nje penallti. Eumlshte nje shok i imi i skuadres dhe e kam shume mik. Goli do ti sherbeje per te pasur me shume besim te vetja per te ardhmen. Fjalet e Ronaldos mund te duken si nje kunderpergjigje per Mesin i cili pak para se te shenonte tripleten e tij ne fitoren 8-0 ne fushen e Almeiras ishte shprehur se Realin do ta mundim sepse Barcelona nuk njeh kundershtar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›