E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndeshja me Norvegjine atmosfera ne Kosove

Ethet dhe emocionet nga stadiumi “Qemal Stafa” do të përcillen edhe në Prishtinë, mbrëmjen e së premtes.

Një ekran gjigant do të mundësojë ndjekjen e ndeshjes Shqipëri-Norvegji, për tifozët e kombëtares përtej kufirit, me zë e ndriçim profesional në sheshin “Zahir Pajaziti”. Si bashkëpunim i “Digitalb” dhe “KDevents”, ndeshja do të transmetohet nëpërmjet “SuperSport”. Një organizim i tillë vjen si motivim për lojtarët e kombëtares. Përballja me Norvegjinë është e një rëndësie të veçantë për kualifikimin e kombëtares shqiptare në Botërorin “Brazili 2014”. Këtë e tregon edhe motoja e kësaj ngjarjeje, “Asnjëherë më afër”. Sipas organizatorëve, pritet të ketë një numër të madh tifozësh. Me këtë rast janë bërë edhe përgatitjet për festë madhështore, në rast fitoreje të Shqipërisë. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›