E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi-Norvegji policia merr masa

Policia e Tiranës do të ndërmarrë një sërë masash për sigurimin e rendit e qetësisë në kryeqytet ditën e sotme kur luhet ndeshja e kombëtares me Norvegjinë, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror të Futbollit.

Sipas një njoftimi zyrtar bëhet e ditur se policia do të ushtrojë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve gjatë hyrjes në stadium për të parandaluar futjen e sendeve të ndaluara si mjete e sende të forta, fishekzjarrë, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parulla me mbishkrime jo të përshtatshme, etj. Ndërkohë janë parashikuar edhe kufizime në qarkullimin e automjeteve. Kështu njoftohet se do të bllokohen segmentet rrugore që të çojnë për në stadiumin “Qemal Stafa”, duke filluar nga ora 14:00 deri më 24:00, konkretisht rrugët “Dervish Hima”, “Asim Zeneli” dhe “Perlat Rexhepi” si dhe Sheshi “Nënë Tereza” deri tek Presidenca. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›