E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndeshjet ndaj Andorrës dhe Anglisë, Silvinjo publikon të premten listën

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026 në grupin K, ndaj Andorrës dhe Anglisë.

Trajneri Silvinjo do të publikojë listën me lojtarët e grumbulluar ditën e premte, më 7 nëntor.

Më pas, ai do të dalë në konferencë për mediet në “Shtëpinë e Futbollit”, ku do të flasë për listën dhe për dy sfidat e fundit kualifikuese.

Grumbullimi zyrtar i Kombëtares do të nisë të hënën, në Barcelonë.

Ndeshja Andorra – Shqipëri do të luhet më 13 nëntor, në “Estadi FAF Encamp”, në orën 20:45.

Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, ndaj Anglisë, në orën 18:00.

Shqipëria renditet në vendin e dytë në grupin K, me 11 pikë.

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›