E Diel, 1 Nëntor 2026

Pagat e administratës publike indeksohen 2,5% nga 1 janari

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Për herë të parë, pagat e administratës publike do të indeksohen, për t’iu përshtatur përafërsisht masës së inflacionit.

Në buxhetin e vitit 2026, qeveria indeksimin e pagave në masën 2,5%, duke nisur nga 1 janari 2026. Kostoja e politikës së rritjes së pagës minimale dhe indeksimit të pagave në administratën qendrore llogaritet rreth 9,3 miliardë lekë.

Indeksimi i pagave çdo dy vjet është një masë e miratuar dy vite më parë, përmes ligjit “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”.

Kjo masë i hapi rrugë edhe rritjes graduale të pagave të punonjësve të administratës.

Numri i punonjësve të administratës në vitin 2026 pritet të kalojë 87 mijë.

/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›