Ndëshkimi i korrupsionit, Nishani në VOA: Do të ketë një reflektim
Teksa ka pranuar gjendje jo të mirë në të cilën ndodhet drejtësia e vendit, numri një i shtetit shqiptar, njëkohësisht dhe kreu i KLD, Bujar Nishani ka shtruar nevojën për më shumë transparencë në procedurat e inspektimit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Duke sjellë në vëmendje rastin e fundit të gjyqtarit që kishte lënë të lirë Ilir Xhaken, i cili ekzekutoi shefin e komisariatit të Shijakut , Nishani në një intervistë për Zërin e Amerikës garantoi se gjatë mandatit të tij do të bëjë gjithcka për një kordinim më të mirë të institucioneve të drejtësisë, në mënyrë që të shmangen abuzime të tilla dhe tu kthehet besimi qytetarëve tek gjyqtarët dhe vetë drejtësia.
"Ajo cka u mund të them është si e shoh unë. Ka të bëjë shumë mënyra e adresimit të prioriteteve në kuadër të inspekimit të KLD. Ne duhet të kemi strukturë transperentë pëtr të verifkuar të gjitha shkeljet, por edhe për të mos abuzuar me inspektimet. Në të dyja këto drejtime. Kohë më parë mes KLD dhe Prokurorisë, nga ana tjetër po punohet ngushtësisht edhe me institucione të tjera dhe unë do e orientoja drejt një komunimi dhe koordinimi mes institucionesh. Koordiminim mes institucioneve do e ndihmonte shumë transparencën"- deklaroi Nishani per Zerin e Amerikes.
Duke e konsideruar funksionin e tij mbi palët politike, Nishani iu përgjigj dhe akuzave të opozitës lidhur me dy emërimet e reja menjëherë pas marrjes së mandatit, ku theksoi se si në rastin e zgjedhjes së kreut të Shërbimit Informativ dhe në rastin e zgjedhjes së nënkryetarit të KLD-së, ka përmbushur detyrat e tij kushtetuese, pa asnjë ndjeshmëri politike.
Për kreun e shtetit Bujar Nishani sfidë e këtij mandati si President mbetet funksionimi i shtetit ligjor , me një sistem drejtësie profesional, të pavaruar dhe të konsoliduar, në respekt të ligjit. Në këtë kontekst, ndonëse ka theksuar faktin se intitucioni që ai drejton ka një rol kyç në drejtësi, ai ka shtruar dhe nëvojën e një kordinimi dhe bashkëpunimi më të mirë ndërmjet institucioneve të drejtësisë për të cuar në eleminimin e fenomenit të pandëshkueshmërisë.
“Afrimi i kapiciteteve më të mira të komunitetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në menaxhimin e sistemit të drejtësisë, do të sjellë edhe ndryshimin. Unë besoj se do të fillojmë ta vendosim sistemin e drejtësisë, gjyqësorin në një rrugë e cila do të bëjë të mundur kthimin e faqes, që sot është një sfidë e shoqërisë shqiptare. Po punohet me të gjitha institucionet për bashkëpunim, edhe me Prokurorinë për të adaptuar një “netëork” bashkëpunimi, i cili do ta bënte më transparent sistemin dhe do të bëhej pengësë për raste abuzuese”, tha Presidenti.
Sa i përket ngecjes së ligjit për Gjykatën e Lartë, për shkak të mosmarrëveshjeve mes palëve politike, Presidenti Nishani pohoi se ka besim se palët do të vijojnë të përmbushin detyrimet e tyre, pasi sipas tij, çështje e reformës në drejtësi nuk duhet konsideruar si kontribut për njërën apo tjetrën qeveri.