E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshkohet Eto 3 ndeshje pezullim dhe 30 mije euro

Samuel Eto imitoi gjestin e famshem te Zinedin Zidan i cili ne finalen e Boterorit 2006 goditi me koke mbrojtesin e Italise Marco Materaci por ky veprim i ka kushtuar shtrenjte sulmuesit te Interit i cili eshte pezullur 3 ndeshje si dhe duhet te paguaje 30 mije euro gjobe.

Ky ka qene vendimi i Gjykates Sportive e cila nuk e ka falur aspak futbollistin i cili goditi me koke mbrojtesin e Kievos Cesar ne ndeshjen e fundit te kampionatit italian. Gjesti anti-sportiv i Eto ndodhi ne minuten e 37-te te takimit por sulmuesi nuk u ndeshkua me karkon nga arbitri kryesor. Por me ane te proves televizive Gjykata Sportive e ka pezulluar ate me 3 ndeshje. Kjo do te thote se sulmuesi do te kthehet ne fushen e lojes vetem ne janarin e vitit te ardhshem per shkak se Inter4 do te shtyje ndeshjen ne kampionat per shkak se gjate muajit dhjetor do te jete i impenjuar ne Boterorin e Klubeve.

Gjithsesi mungesa e gjate e Samuel Eto eshte nje tjeter problem qe i shtohet Interit i cili vazhdon te vuaje demtimet e shume prej lojtareve titullare. Pas vendimit te gjykates sportive klubi i Interit ka bere te ditur se do te apeloje por ka shume pak mundesi qe shkalla tjeter e drejtesise sportive italiane te ndryshoje pezullimin ne dem te Samuel Eto.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›