E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtine sulmohet makina e EULEX

Persona te panjohur kane sulmuar nje makine te EULEX-it ndersa automjeti ishte ne levizje. Lajmin e ka bere te ditur per mediat zedhenesi i ketij misioni Blerim Krasniqi. James Allbright zyrtar i larte i EULEXit u sulmua nga persona te panjohur ne lagjen Bregu i Diellit ne kryeqytetin kosovar.

Nje ekip mjeko-ligjor ndodhet ne vendngjarje. Per momentin mesohet vetem se zyrtari ka shpetuar pa u plagosur nderkohe qe deme materiale ka pesuar automjeti me te cilin po udhetonte.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›