E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndihma ndaj Ukrainës/ SHBA tregon se çfarë përmban paketa e re prej 1.2 miliardë dollarësh

SHBA bëri të ditur të martën se do të ndihmojë Kievin me një paketë ndihme prej 1.2 miliardë dollarësh, teksa forcat ruse po i afrohen sulmit të radhës ndaj Ukrainës.

Paketa përfshin predha artilerie 155 mm, sisteme dhe municione shtesë të mbrojtjes ajrore dhe drone, si dhe pajisje për të ndihmuar në “integrimin e lëshuesve, raketave dhe radarëve të mbrojtjes ajrore perëndimore” me sistemet ekzistuese të Ukrainës.

Paketa, e raportuar fillimisht nga Associated Press, do të jetë nën Iniciativën e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës, që do të thotë se do të kontraktohet dhe blihet nga prodhuesit në vend që të tërhiqet drejtpërdrejt nga stoqet e Departamentit të Mbrojtjes.

Në vend që të furnizojnë Ukrainën me armët që i nevojiten aktualisht, paketat synojnë të krijojnë një furnizim afatmesëm dhe afatgjatë për Ukrainën.

Me njoftimin e paketës së re, SHBA shënon 37.6 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën që nga ardhja në pushtet e administratës së Bidenit, duke përfshirë 36.9 miliardë dollarë që nga fillimi i luftës në shkurt 2022, transmeton CNN.  

SHBA do të vazhdojë të dërgojë ndihmë ushtarake në Ukrainë, sipas një zyrtari ushtarak amerikan, si për të mbështetur forcën ushtarake të Ukrainës kundër trupave ruse dhe për të siguruar pajisje të reja.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›