E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndihma per Afganistanin shkakton shqetesime dhe veshtiresi

Nje studim i Kongresit ka kritikuar disa nga perpjekjet amerikane per ndihma ne Afganistan duke i cilesuar ato pa fokus dhe te shperdoruara. Por sic njofton korrepondenti i Zerit te Amerikes Geri Tomas nderkohe qe disa analiste thone se problemet qe nenvizohen ne kete raport jane unike per Afganistanin e perfshire nga lufta te tjeret thone se keto veshtiresi jane te zakonshme ne perpjekjet per te ndihmuar vendet ne gjithe boten qe jane te perfshira nga lufta dhe kryengritjet.        

Sipas raportit qe u publikua ditet e fundit nga Komisioni i Senatit per Mardheniet me Jashte Shtete e Bashkuara shpenzojne rreth 320 milione dollare ne muaj ne programet e ndihmave qe nuk lidhen me ceshtjet e sigurise te financuara nga Departamenti i Shtetit dhe Agjencia Amerikane per Zhvillim Nderkombetar ose USAID. Por ne raport thuhet se theksi eshte vene me shume ne programet afate-shkurtera te stabilizimit se sa ne programet e zhvillimit afate-gjate dhe projektet e stabilizimit.

Ne nje interviste Endriu Natsios ish udheheqesi i agjencise ka thene se kjo ndodh pjeserisht sepse agjencia per te cilen ai ka punuar nuk vendos per perparesite e ndihmes amerikane ne Afganistan.

 Mendoj se problem eshte marxhinalizimi i agjencise. Sipas raportit USAID-i nuk eshte e pranishme ne tavolinen ku merren vendimet dhe nuk eshte ne pozite udheheqese. Pra ambasadoret dhe udheheqesit e larte ushtarake thjeshte i marrin vendimet rreth ndarjes se fondeve ne vend te profesionisteve te fushes se zhvillimit. Ky eshte gabim i madh.

Mark Moier konsulent i Pentagonit dhe ish profesor i Universitetit Marine Korps thote se shkurtimet ne Agjencine Amerikane per Zhvillimin Nderkombetar ashtu si ne agjencite e tjera amerikane kane krijuar nje situate te tille ku ato kerkojne ndihme jashte agjencive perkatese per te mbuluar mungesat.

Ata po perpiqen te bejne punen e tyre por nuk kane mjaft njerez profesioniste ne agjencine USAID prandaj detyrohen te sjellin punonjes te perkohshem. Por ata nuk arritur te punesojne numer te mjaftueshem punonjesish dhe ata qe jane punesuar nuk kane nivelin e duhur te pervojes. Shume prej ketyre punonjesve nuk jane te gatshem te shkojne ne te gjitha rajonet. Shumica e tyre qendrojne ne Kabul. Keshtu qe mbikqyrja e premtuar nuk realizohet.

Ne raport thuhet se perpjekjet amerikane per dhenien e ndihmave jane perqendruar ne aftesimin e qeverise afgane per tu ofruar ne menyre efikase sherbimet baze qytetareve te saj perfshire kujdesin shendetesor arsimin dhe sherbimet sanitare. Sipas raportit ndihma amerikane anashkalon qeverine afgane te presidentit Karzai duke i dhene perparesi firmave private nderkombetare te ndihmave. Analistet thone se kjo metode e dhenies se ndihmave ka nje lloj sigurie se fondet po shpenzohen ne menyren e duhur por minon vetebesimin dhe aftesite e qeverise afgane.

Administratori i Agjencise Amerikane per Zhvillim Nderkombetar Raxhiv Shah kohet e fundit ka thene se programet e ndihmave po japin rezultate por ndertimi i aftesive qeveritare kerkon kohe te gjate.

Kemi bere levizje agresive per te marre burimet e nevojshme per ndertimin e aftesive te qeverive lokal dhe kemi pare me shume rezultate direkte. Ka patur perparime ne shendetesi arsim ne shoqerine civile dhe punonjesit e sektori publik. Por ndertimi i qeverisjes se mire nuk mund te ndodhe brenda 18 muajve. Presidenti Obama ka thene se kjo eshte nje perpjekje qe kerkon angazhimin e shume brezave. Sekretarja Klinton i kupton dhe i vlereson perpjekjet qe ne jemi duke bere per nje strategji afat-mesme dhe afat-gjate.

Kudo ne bote ku ka nje perpjekje te madhe nderkombetare per rindertim kontraktuesit dhe agjencite jo-qeveritare ose organizatat jo-qeveritare qe shkojne atje nganjehere shpenzojne shuma te medha parash per banim dhe rrogat e punonjesve. Mark Moier  i cili tani eshte drejtor i studimeve ne organizaten Orbis Operations thote se rrogat e larta minojne perpjekjet per krijimin e nje qeverie efikase ne Afganistan.

Keto organizata punesojne afgane per te punuar si perkthyes dhe u japin paga te larta. Ky veprim demton qeverine pasi njerezit qe kane punuar ne qeveri ikin per te punuar ne organizatat nderkombetare. Shumica e afganeve te arsimuar dhe te afte te cilet ne vend qe te jene guvernatore mjeke ose shefa policie punojne per kompanite e huaja. Kjo ka ndikim negativ ne qeverine afgane.

Raporti i Senatit paralajmeron se nje ndalim i papritur i ndihmave si rezultat i kalimit te kompetencave nga komuntieti nderkombetar ne duart qeverise afgane mund te shkaktoje depresion ekonomik.

Por ish ambasadori afgan ne Shtetet e Bashkuara Said Taib Xhauad i cili tani po nxit zhvillimin e sektorit privat ne vendin e tij thote se cmimet e fryera te shtepive dhe pagat duhet te kthehen ne nivelin qe perputhet me realitetin.

Te them te drejten niveli i pagave ne Kabul dhe cmimi i shtepive eshte shume me i larte se cduhet te jete. Keshtu qe do te shohim nje rregullim te pagave cmimit te shtepive dhe artikujve tjere ne Afganistan qe per mendimin tim eshte gje e mire per ekonomine afgane qe te kuptoje realitetin dhe te mos varet ne sasite e medha te fondeve qe vijne nga jashte.

Shtetet e Bashkuara kane ne plan te fillojne shkurtimin e numrit te trupave ne Afgansitan ne muajin korrik dhe shumica e kompetencave do te kalojne ne duart e qeverise afgane ne vitin 2014.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›