Te mbijetuarit kujtojne masakren e Srebrenices te komanduar nga Mlladici

Pas nje muaji Ratko Mlladic do te kthehet ne Hage. Ai akuzohet per krimet e kryera gjate luftes se viteve 90-te ne Bosnje. Nje nga krimet me te renda per te cilat ai akuzohet eshte vrasja e 8 mije djemve dhe burrave myslimane ne Srebrenice ne ditet e fundit te luftes. Ata qe i shpetuan masakres kujtojne diten kur forcat serbe hyne ne enklaven qe mbrohej nga Kombet e Bashkuara.
Pamjet filmike tmerruan boten Ratko Mlladici i ngrysur i perkedhel koken nje djali te ri mysliman duke i thene se ai dhe femijet e tjere do te ishin te sigurt dhe kjo pikerisht disa ore para vrasjes se 8 mije burrave dhe djemve ne Srebrenicen fqinje.
Ky djale eshte Izudin Alic tani ne moshen 24 vjecare. Ai kujton fare qarte ate dite me diell kur takoi ish komandantin e serbeve te Bosnjes i cili i dha nje cokollate dhe tani eshte para Gjykates se Hages i akuzuar per genocid.
Me kujtohet kur me dha cokollaten. Une shkova atje sebashku me femije te tjere dhe e mora ate cokollote nga Ratko Mlladici.
Nena e tij Fatima Alic kujton gjithashtu ate dite te frikeshme te vitit 1995.
Ne po rrinim atje ne asfalt ne Potocari. Ata erdhen dhe filluan tu jepnin dicka femijeve. Me kujtohet qe ai po shperndante buke. Vjehri im shkoi atje dhe u perplas me nje tjeter burre per nje cope buke qe tua sillte femijeve. Ai e rrembeu qe femijet te kishin dicka per te ngrene. Me pas ai u shperndau cokollata femijeve. Nuk di shume per cfare ndodhi pasi po kujdesesha per femijet. Ishim shume njerez dhe kisha frike se ndonje nga femijet mund te humbiste.
Alic punon tani ne ndertim dhe pergatit sanduice ne nje stende te hapur.
Jam i kenaqur qe ai eshte arrestuar ai duhej te ishte arrestuar prej kohesh. Nuk duhet te ishte lejuar te fshihej duhet te ishte dorezuar kohe me pare.
Babai i Alicit Sahzeti kishte ikur sebashku me 15 mije burra te tjere nga Srebrenica neper shtigjet malore dhe fushat e minuara nje nate para vizites se Mlladicit. Trupat serbe u vune ne ndjekje te tyre dhe i kapen.
Trupi i Sahzedit u gjet disa vjet me pare ne nje varr masiv. Familja e varrosi ate ne qendren perkujtimore te qytetit ku jane varrosur mijera viktima te Mlladicit.
Alic shkon shpesh tek varri i te atit dhe kujton njekohesisht miqte e tij qe u shuan gjate masakres se Srebrenices ne ditet e fundit te luftes se viteve 1992-95.
Mevludin Oric eshte kthyer per here te pare ne fushen ku u fsheh mes trupave te 8 mije burrave dhe djemve te vrare. Ai eshte nje nga te paktet burra myslimane qe i shpetuan ekzekutimit ne mase.
Per disa ore ai qendroi i shtrire mes trupave te njerezve te familjes dhe miqve ne pritje te plumbit qe do ti merrte jeten.
I shoqeruar nga e bija Merima ai ka ardhur per te pare fushen e ekzekutimit qe eshte kthyer ne nje livadh te bukur te rrethuar nga pylli.
Ketu kamionet sollen te burgosurit. Ketu na dhane urdher te zbrisnim dhe te viheshim ne rresht per tu ekzekutuar.
Oric ishte 25 vjec kur forcat serbe nen komanden e Mlladicit hyne ne enklaven e Srebrenices te mbrojtur nga Kombet e Bashkuara ne korrik te vitit 1995.
Ai dhe nje kusheri i tij u kapen kur po perpiqeshin te largoheshin neper pyjet e kontrolluara nga serbet. Ata ishin zene per dore kur ushtaret serbe hapen zjarr. Oric kujton se si kusheriri i tij u qellua dhe trupi i tij e rrezoi edhe ate pertoke e ra mbi te.
Ne nje moment Orici pa nje ushtar serb qe po i afrohej. Ushtari u ndal dhe qelloi nje burre ne koke pastaj iu drejtua Oricit qe priste i ngrire por plumbi nuk erdhi kurre. Ai qendroi atje i shtrire mes trupave te mijera burrave dhe djemve te masakruar myslimane.
Mevludin Oric do qe gjithekush te mesoje se cfare ndodhi ate dite dhe eshte zotuar se do te deshmoje kunder Mlladicit ne Gjykaten e Hages.
Mezi pres fillimin e gjyqit per te pare ne sy Mlladicin per te pare se cfare lloj burri eshte ai. fare lloj kafshe do te kishte vrare kaq shume njerez te pafajshem Kjo toke eshte e mbytur me gjak per shkak te urdherave te tij. Dua ti dal perballe ne Hage per ti thene te verteten. Vetem ai dhe Hitleri kane kryer krime te tilla askush tjeter.
Sead Bekric eshte nje tjeter i mbijetuar. Ai ishte 14 vjec kur u verbua nga zjarri i artilerise serbe ne oborrin e shkolles ne Srebrenice.
Bekric eshte tani 32 vjec dhe jeton ne Florida. Fytyra e gjakosur dhe e gjymtuar e Bekric-it u vu ne kopertinen e revistes Newsweek dhe u shfaq ne programet televizive si imazh ikonik i luftes.
Kur degjova per arrestimin e Ratko Mlladicit ne fakt u habita. Kisha menduar se ai nuk do te dilte kurre para gjykates nderkombetare. U habita edhe me faktin qe ai nuk kishte ate rrjet mbeshtetes qe ne kishim menduar se kishte.
I verbuar per jete Bekric e shikion veten si nje nga ata pak fatlume qe shpetuan madje qe ka fatin te kurohet ne Shtetet e Bashkuara. Ai eshte po ashtu i kenaqur qe me ne fund Mlladici eshte kapur por ende lufton me kujtimet e asaj qe ndodhi me te dhe grate e burrat nga vendi i tij.
Mlladici doli per here para Gjykates Nderkombetare me 3 qershor. Seanca tjeter e gjyqit eshte caktuar ne 4 korrik.