E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihmat e permbytjeve Ksera Perparesi familjet e varfra

Ministri i punes Spiro Ksera ka deklaruar se ndihmat per familjet ne zonat e permbytura te Shkodres do te vazhdojne. Ai shprehet se ato familje qe jane te perfshira ne skemen e ndihmes ekonomike do te kene nje trajtim me te vecante nderkohe qe ne ditet e meparshme jane shperndare ndihma per komunitetit rome ne vecanti si dhe per familjet e personave me aftesi te kufizuar.

Gjate gjithe ketyre diteve ne kemi monitoruar situaten per personat me aftesi te kufizuar per shtresat ne nevoje per familjet me ndihme ekonomike. U kemi dhene te gjitha ndihmat qe duan furnizimin me uje te pijshem me energji elektrike dhe karburant per te patur ngrohje dhe kushte sa me normale tha Spiro Ksera minister i Punes.

Keto deklarata u bene gjate nje konference per zbatimin e strategjise kombetare per komunitetin rom ne vendin tone ku te pranishem kane qene zv.ministrja e Arsimit Nora Malaj e cila ka deklaruar se arsimimi i ketij komuniteti eshte prioritet si dhe perfaqesues te ambasadave te akredituar ne vendin tone.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›