Ndihmat per zhvillim dhe diplomacia ne Lindjen e Aferme - Niebel dhe Westerwelle ne Rripin e Gazes dhe Ramallah

Nje fjale e perseriste gjithnje ministri i Jashtem gjerman Westerwelle gjate vizites se tij ne Jeruzalem dhe ne Ramallah bdquofleksibilitet. Ai kerkoi nga palestinezet dhe Izraeli qe te heqin dore nga qendrimet e ngurta. Ai i kerkoi palestinezeve qe te mos shkaktojne konfrontime ne Asamblene e Pergjithshme te Keshillit te Sigurimit. Palestinezet duan qe me ndihmen e shumices se anetareve te KB te detyrojne njohjen nderkombetare te shtetit te tyre dhe duan te behen anetare me te drejta te plota te Kombeve te Bashkuara. Westerwelle e quan kete plan kontraproduktiv po ashtu sic kritikon ndertimin e ngulimeve izraelite ne Bregun Perendimor te Lumit Jordan si hap te njeanshem.
Ministri i Jashtem gjerman kerkoi qe Izraeli dhe palestinezet te rifillojne bisedimet direkte te paqes. Ai kerkon qe shteti palestinez te vije si rezultat i bisedimeve te paqes. Me kete synim Shoqeria Gjermane per bashkepunim nderkombetar ka krijuar nje regjister elekronik te personave. Westerwelle mori pjese ne fillimin e punes se saj. bdquoNe duam nje zgjidhje me nje shtet palestinez te vetin dhe funksionnues si pjese te zgjidhjes me dy shtete. Ne nje shtet funksionues ben pjese edhe administrata funksionuese shteterore. Prandaj ne gjermanet jemi krenare qe te japim kontributin tone per ndertimin e ketij shteti tha Westerwelle.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Westerwelle takohet me Fajadin Ramallah
Westerwelle u takua ne Ramallah me kryeminstrin palestinez Salam Fajad dhe ne Jeruzalem me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu si dhe me ministrin e Jashtem Avigdor Lieberman. Njekohesisht ministri gjeman per ndihmat ne zhvillim Dirk Niebel vizitoi Rripin e Gazes. Nje vit me pare qeveria izraelite i refuzoi atij lejen e hyrjes ne Rripin e Gazes. Per here te pare tani Niebel mund te shihte me syte e tij perparimet ne ndertimin e nje impianti per pastrimin e ujrave te zeza ne Rripin e Gazes. Ai eshte duke u ndertuar me 15 milione euro nga Banka gjermane per Rindertim dhe Zhvillim. bdquoUne mendoj se eshte e rendesishme te behet e qarte edhe nepermjet kesaj vizite cilat jane dimensionet e ketij projekti me te cilin ne japim nje kontribut per mbrojtjen e ambientit qe ndihmon njerezit jo vetem ne Rripin e Gazes por edhe ne Izrael. Dhe pergjegjesia politike te cilen qeveria federale mban qe keto masa te vihen me ne fund ne jete jane mendoj une nje sinjal i rendesishem tha ministri Niebel.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dirk Niebel viziton nje projekt ne Rripin e Gazes te financuar nga Gjermania.
Nje vit me pare nuk dukej asgje nga ndertimi i ketij impianti kurse sot duket se ndertimi po perparon. Qeveria izraelite lejon te hyje ne Rripin e Gazes vetem material ndertimor qe shkon per projekte te zgjedhura si per shembull per kete projekt. Niebel shfrytezon rastin dhe i kerkon qeverise se Jeruzalemit qe te heqe krejtesisht bllokaden ne Rripin e Gazes. bdquoNuk e di kur do te vije heres tjeter ne Rripin e Gazes por do te kem parasysh qe te kujdesem rregullisht per projektet me te rendesishme ne menyre qe parate e taksapaguesve te mos bllokohen.
Ne Rripin e Gazes Niebel u takua me Sekretarin e Pergjithshem te KB per refugjatet Filippo Grandi. Ministri i Zhvillimit i premtoi Grandit tre milione euro per ndertimin e e dy shkollave ne bregdet. Atje do te mesojne 4400 femije.
AutorSebastian Engelbrecht/Aida Cama
RedaktoiAngjelina Verbica