Ndihmesi Ju rrefej ditet e fundit te Gaddafit

Ishte kolonel Gaddafi ai që vendosi të mos braktiste Libinë për të shkuar në azil në një vend të huaj, por në prag të kapitullimit të bastionit të fundit që kontrollonte, Sirtes, gjendja e tij psikologjike u bë gjithmonë e më e turbullt.
Këto janë fjalët e ndihmësit të afërt të diktatorit 69-vjeçar, i cili u ekzektua muajin e shkuar, në atë që ishte kapitulli i fundit i një lufte civile disa-mujore që i kushtoi jetën mbi 30 mijë libianëve dhe rënoi ekonominë e vendit.
”Në ditët e fundit, ai ishte shumë i shqetësuar dhe nisi të fliste përçart, kjo sepse ishte shumë i frikësuar”, thotë Mansour Daou, i cili e konsideron veten si “Kutia e Zezë” e ish-diktatorit, në Eshtë e qartë që për një njeri që ka drejtuar për 42 vjet, nuk është e lehtë të largohesh në një ditë, pasi është njësoj si të pranosh që gjithçka që ke bërë ka qenë një dështim
Mansour Daou
Ndihmësi i afërt i Gaddafit një intervistë të dhënë për “CNN”.
”E vetmja dëshirë që kishte ishte të shkonte në Jaref, në fshatin e tij të lindjes, por i bëmë të qartë që ky ishte një udhëtim vetvrasës pasi nuk do të mund t’i përshkruante kurrë 20 kilometrat deri atje. Na u desh ta ndalonim disa herë. Mbase dëshironte të vdiste atje”.
Njeriu që u përpoq pa sukses të çante rrethimin së bashku me Gaddafin, pas rënies së Sirtes, bastionit të fundit që kontrollohej nga besnikët, shtoi: “Koloneli kishte disa mundësi për të shkuar jashtë. Në fillim të luftës vendet perëndimore i ofruan azil në këmbim të largimit nga skena politike, por edhe në javët e fundit, kishte oferta nga miqtë e tij jashtë. Megjithatë, ishte ai që vendosi të qëndronte në Siri, për të luftuar deri në fund për mbrojtjen e revolucionit që kishte ushtruar për 42 vjet. Megjithatë, ndërsa lufta i afrohej fundit, ai rëndohej gjithmonë e më shumë”.
Duke përshkruar kushtet në të cilat jetonin, Daou thekson: “Gaddafi e kalonte shumicë e kohës duke lexuar libra, por jetesa në Sirte për ne ishte bërë shumë e vështirë. Në fillim ishim 350 persona, por vinim gjithmonë e duke u reduktuar, aq sa ngelëm më pak se 200 gjallë. Njerëzit vriteshin ose gjymtoheshin përditë. Në ditët e fundit, Gaddafi kishte momente të qeta, gërshetuar me situata në të cilat fliste me të vërtetë përçart”.
Daou, një njeri që vazhdon t’i mbetet besnik regjimit të vjetër, e cilësoi vdekjen e Gaddafit si të padenjë dhe theksoi që nuk do të jenë kancelaritë perëndimore ato që do të shkruajnë vlerësimin për kolonelin, por librat e historisë në të ardhmen. “Secili mund të ketë mendimin e tij, por në fund do të vendosin historianët. Thënë këtë, shpresoj që historia të shkruhet me të vërtetë në mënyrë të paanshme, pasi është e vërtetë që zakonisht janë më të fortët ata që e shkruajnë. Për mua, Gaddafi mbetet një njeri i madh në mënyrën e tij. Në mars, kur shpërtheu revolucioni, unë dhe njerëz të tjerë të afërt u përpoqëm ta bindnim që të ikte dhe të jetonte jashtë. Djemtë e tij, sidomos Saifi, ishin kundërshtarët më të mëdhenj të kësaj ideje. Megjithatë, është e qartë që për një njeri që ka drejtuar për 42 vjet, nuk është e lehtë të largohesh në një ditë, pasi është njësoj si të pranosh që gjithçka që ke bërë ka qenë një dështim”. Libia
Mercenarët mund të ndihmojnë arratisjen e Saif
Libia përgjaket nga dhuna tribale
OKB shqetësim mbi rezervat e armëve në Libi
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Bankat, vjen ligji që i shpëton nga kriza
Institucionet kthehen në filiale
Llogari në Bruksel për sigurinë e avionëve
Burrel, gruaja vret burrin me sëpatë
PS, kongresi i bashkimit apo përçarjes?
Berisha: Taksat nuk do të rriten