E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndihmoi Xhaken, prokuroria tre vite burg Neritan Tabakut

Në 23 vite drejtësi, i vetmi gjyqtar që rrezikon dënimin

xhakja tabakuTre vite burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës për ish-gjyqtarin Neritan Tabaku. Kjo është pretenca e Prokurorisë për ish gjyqtarin i cili abuzoi me detyrën e tij duke e lënë të lirë Ilir Xhaken personin e vetëm të akuzuar për vrasjen  e komisar Adem Tahirajn. Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar ditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës, u propozua që Tabaku të mos ushtrojë për 5 vite profesionin e gjyqtarit. Prokurori Julian Zonja duke lexuar pretencën argumentoi se Neritan Tabaku ka shkelur me dashje ligjin duke mos zbardhur për 1 vit e 7 muaj vendin e pafajësisë dhënë ndaj të pandehurit Ilir Xhakja, duke bërë që prokuroria të mos e apelonte dot vendimin që çoi më pas në lirimin e këtij të fundit. Xhakja më 13 shtator 2012 ekzekutoi kryekomisarin Adem Tahiraj.

Seanca gjyqësore

Në seancën që u zhvillua për rreth 30 minuta dhe nisi në orën 10.00 të paradites së sotme, mungonte i pandehuri, i cili përfaqësohej nga avokati mbrojtjes, Arianit Roshi Gjatë seancës së drejtuar nga gjykatësi, Bujar Krasniqi, prokurori i çështjes, Julian Zonja, ka deklaruar se, Tabaku “ka shpërdoruar detyrën gjatë gjykimit të çështjes ndaj të akuzuarit për vrasje Ilir Xhakja. Pas dhënies së pretencës, avokati mbrojtës kërkoi nga gjykata e Tiranës kohë për të dhënë argumentet e mbrojtjes. Gjykata vendosi që seanca e radhës  ku do të dëgjohen konkluzionet e avokatit mbrojtës të Neritan Tabakut të zhvillohet në datën 18 shtator dhe më pas gjykata do të caktojë një datë tjetër ku do të bëjë publike vendimin.

Akuzat

Gjithçka nisi pasi Ilir Xhakja ekzekutoi më 13 shtator 2012 kryekomisarin e Shijakut Adem Tahiraj. Pas arrestimit të Ilir Xhakes, u mësua se ky i fundit ishte liruar pasi ishte shpallur i pafajshëm me vendim të gjyqtarit Neritan Tabakut. Menjëherë KLD rihapi dosjen dhe konstatoi shkelje. Gjyqtari nuk kishte zbardhur argumentimin e vendimit, dhe kjo nuk lejoi prokurorinë të apelonte vendimin e lirimit të dhënë nga Gjykata e Durrësit. Më 21 shkurt 2013 KLD urdhëroi shkarkimin e tij për shpërdorimit të detyrës dhe ndaj tij,  duke i hapur rrugë prokurorisë që ta hetonte dhe ta dërgonte për gjykim. Por sipas kontrollit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë gjyqtari Tabaku kishte kryer edhe shkelje të tjera duke mos zbardhur plot 60 vendime në Gjykatën e Durrësit. Pas gjetjes me shkelje, Këshilli i Lartë i Drejtësisë e shkarkoi gjyqtarin Tabaku, duke i hapur rrugë prokurorisë që ta hetonte dhe ta dërgonte për gjykim. Numri i dosjeve të pazbardhura që ndodheshin në zyrat e gjyqtarëve të Durrësit dhe të pa dorëzuara me vendim të arsyetuar në kryesekretari, arrinte në 140, ku pjesa më e madhe i përkiste gjyqtarit Neritan Tabaku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›