E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndikimi i tarifave në Shqipëri, preken eksportuesit e bimëve medicinale dhe aromatike

Industria e bimëve mjekësore është një ndër kryesoret që do të ndikohet nga vendosja e tarifës prej 10% nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për eksportet shqiptare. SHBA-ja është tregu kryesor ku prodhuesit shqiptarë eksportojnë bimë medicinale.

“Gati 48% e të gjithë volumit të bimëve mjekësore është me SHBA, çka do ta vështirësojë më tepër, sidomos produktin kryesor që është sherebela. Vendosja e kësaj tarife 10% është mjaft e rëndë për ne sepse do na vështirësojë fitimet e kompanive, duke qenë se jemi edhe përballë zhvlerësimit të monedhave të huaja. Shpresojmë të mos zgjasë shumë si vendim”, shprehet Filip Gjoka, shoqata e bimëve mjekësore dhe aromaike.

Edhe pse i paralajmëruar prej muajsh si vendim, kompanitë eksportuese shqiptare nuk kanë gjetur ende tregje të reja për të dërguar produktin, si zgjidhje për situatën.

“Tregu i bimëve medicinale është mjaft i vështirë. Kemi bërë përpjekje me Singaporin, Japoninë, Kanadanë, por vlera e këtyre eksporteve totale mund të shkojë 5-7% krahasuar me ëktë vlerë prej 48-50% që jemi drejt Amerikës. Ne jemi duke kërkuar tregjëe të reja, por deri tani ka qenë jo fort e favorshme për ne.”

Produktet shqiptare tarifohen më pak se mallrat e disa vendeve të Ballanit Perëndimor dhe ky moment mund të shfrytëzohet nga Shqipëria. Por bizneset thonë se kjo mbart rrezik të lartë.

“Është ndryshe nëse ne e importojmë si lëndë të parë, bëjmë përpunimin dhe eksportojmë mallin atje, por nëse ne ngarkojmë mallra, nsdërrojmë produkte dhe i shesim si produkte shqiptare dhe nëse këto kapen nga organet, do të ketë penalizime të mëdha. kjo do të ishte një lojë e vështirë, nuk do ta merrja një rrezik të tillë përsipër sepse cenon integritetin. Pa kaluar një periudhe kohe, nuk jemi në gjendje të përcaktojmë sesi do të zhvillohet kjo lojë, por di të them që do të na vendosë në vështirësi.”

Në këtë situatë, bizneset që eksportojnë drejt SHBA thonë se do të përpiqen të ulin kostot pa cenuar fermerët, duke shtuar se pas një periudhe 6-mujore situata do të jetë më e qartë edhe për masat që mund të merren.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›