E Diel, 1 Nëntor 2026

PD vijon denoncimet për zgjedhjet, Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliardë euro për qellime elektorale

Kreu i Partisë demokratike, Sali Berisha, akuzoi sërish qeverinë se ka përdorur mbi gjysmë miliard euro për qëllime elektorale gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit 2025. Në një konferencë për shtyp, Berisha tha se këto aktivitete janë zhvilluar në kundërshtim me ligjin.

“Njëri nga aspektet më kriminale të farsës elektorale 11 maj 2025, ishte përdorimi i ngjarjeve, prokurimeve të cilat tejkalojnë mbi gjysmë miliardi euro për qëllime elektorale për të ndikuar votën e qytetarëve shqiptarë.Në periudhën janar gjer në 11 Maj, periudhë në të cilën ligji elektoral, neni 91/3 i tij ndalon prokurimet, ndalon ngjarjet, aktivitetet, organizimin e tyre, aktivitetet që mund të kenë ndikim në zgjedhje dhe sipas raportit të OSBE-ODIHR, pikërisht në këtë periudhë u organizuan 4500 veprimtari kombëtarë dhe ndërkombëtare, përfshirë ‘Giro d’Italia’, 7 mln euro një organizate private ditën e votimit dhe një ditë para zgjedhjeve.”

Berisha nuk la jashtë shënjestrës as kreun e SPAK Atin Dumani.

“14.5 mln euro të ndaluara me ligj përdorimi i tyre dhe këto i ligjëron vetëm Altin Troplini, i cili bën mashtrimin publik se thotë nuk kemi prova dhe fakte.
Për atë dokumentet zyrtar dhe aktet në shkelje flagrante të ligjit për interesa të partisë shtet, nuk përbëjnë vepër penale.”

Prej 11 majit majit, Berisha vijon të kundërshtoj rezultatin zgjedhor duke e konsideruar atë farsë elektorale.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›