E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ndiqni transmetimin maratonë në RTSH 24 rreth zgjedhjeve në SHBA

Ka filluar numerimi i votave  në shtetet Indiana dhe Kentucky, ndërsa SHBA ponjihet me  rezultatet e para  në garën e këtij viti për Shtëpinë e Bardhë.
Pjesët e dy shteteve që ndodhen brenda ‘Zonës Lindore të Kohës’ janë mbyllur, por ato brenda ‘Zonës Qendrore të Kohës’ do të qëndrojnë të hapura edhe për një orë.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pritet të fitojë përsëri shtetet Indiana dhe Kentucky ashtu si edhe në vitin 2016. Rezultate të qarta nuk priten deri sonte vonë në SHBA.
Raundi i dytë i mbylljeve të vendvotimeve do të fillojë në orën 19 sipas ‘Zonës Lindore të Kohës’, përfshirë pjesën e mbetur të shteteve Indiana dhe Kentucky, si dhe Georgia, South Carolina, Vermont dhe Virginia. Pjesë të shtetit Florida po ashtu do të mbyllen, së bashku me pjesë të shtetit New Hampshire.
Raundi më i madh i mbylljeve fillon në orën 20 kur më shumë se 20 shtete, përfshirë edhe Washington D.C. do të mbyllin vendvotimet, përfshirë shtetet e fushë-betejës Michigan, Pennsylvania, Texas dhe pjesa e mbetur e Florida-s.

RTSH po i ndjek minute pas minute numerimin e votave në një maratonë transmetimi nga studio në Tiranë, shoqëruar me dhjetëra të ftuar nga SHBA apo vendi.

Ju mund ta ndiqni këtë transmetim në transmetimet tokësore, satelitore, OTT të RTSH , ose mund ta ndiqni direkt edhe ketu me poshte:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›