E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndjekja e ëndrrës jetësore është legjitime

matoshiNga Halil Matoshi

Pamjet mjeruese që erdhën nga një kamp refugjatësh kosovarë në Hungari sikur ua prishën renditjen fjalëve të bukura të zyrtarëve qeveritarë se në vjeshtë Kosova do ta marrë liberalizimin e vizave dhe se do të kënaqemi tuj u shetit…

Nëse një Qeveri nuk mund të ofrojë lumturi për njerëzit (shtetasit), së paku mos të derdhë mbi ta helm e vnerë, sepse askush nuk e dëshiron ikjen nga plangu e shtëpia, pa ndonjë zor. Njerëzit e kanë një të drejtë, sado e padukshme dhe e painstitucionalizuar në këtë shoqëri, por të cilën nuk mund tua marrë asnjë Qeveri, lirinë për me dëshirue. Secila fjalë e kësaj Qeverie që merr gjithçka për vete e sjep asgjë për shtetasit, në adresë të azilkërkuesëve kosovarë është cinike, madje cenon rëndë dinjitetin dhe integritetin e tyre…

Kosova, sipas agjencive të OKB-së është vendi i tretë në botë për numrin më të lartë të azilkërkuesve, pas Afganistanit dhe Kinës dhe para Irakut dhe Iranit.

Kështu, në 44 vende të industrializuara të botës, nga pesë vendet e sipërpërmendura janë bërë 55 mijë kërkesa për azil.

Sipas të dhënave, vetëm në pjesën e parë të vitit 2011 ka pasur 10.300 kërkesa të bëra vetëm nga Kosova dhe Serbia. (Pasi që Kosova nuk është anëtarësuar në OKB, ajo nuk trajtohet si një vend i pavarur dhe kërkesat për azil vijnë nga Serbia, por shumica e tyre bëhen nga persona me kombësi shqiptare.)

Në Francë për shembull, në gjashtë muajt e parë të vitit, numri më i madh i kërkesave për azil ka qenë nga Kosova, përkatësisht rreth 2.300 raste.

Po ashtu, kosovarët përbëjnë një të katërtën e totalit të azilkërkuesve në Gjermani dhe një të tretën në Suedi.

Kosovarët përbëjnë 87% të kërkesave në Francë, 57% në Belgjikë, 37% në Suedi dhe 28% në Gjermani. Po ashtu janë mbi 4 mijë kosovarë të cilët janë në kampet e Hungarisë e të cilët së shpejti do të kthehen në Kosovë. Në Luksemburg p.sh. sikur për muajin qershor ashtu edhe për gjithë gjashtëmujorin është karakteristike se më së shumti azilkërkues kanë ardhur nga Kosova. Nga 89 sish, 23 janë kosovarë, ndërsa nga 483 personat azilkërkues të regjistruar gjatë gjashtë muajve, kosovarë kanë qenë 63. Pas Kosovës vjen në radhë Bosnja me 56.

Situatë goxha e rëndë apo jo!?

E kjo po i irriton qeveritarët kosovarë, ngase marrja e liberalizimit të vizave varet kryesisht nga frenimi i ikjes së njerëzve.

Dhe këta zyrtarë po duan që me masa policore dhe duke i fyer qytetarët e vet ti  mbajnë dhunshëm në shtëpi, duke ua marrë të drejtën për të dëshiruar pak lumturi, që besojnë se do ta gjejnë duke lypur azil që është sinonim për një minimum qytetërimi…

Më 6 janar 1941, presidenti amerikan Franklin D. Roosevelt në fjalimin e tij inaugurues foli për katër liritë që duhej tu ktheheshin amerikanëve dhe tërë njerëzimit: Liria e fjalës, liria e besimit, liria e dëshirimit (për kushte minimale të mirëqenies) dhe liria nga frika, që janë gur themel i një shoqërie të lirë dhe të denjë njerëzore.

Mirëpo lidhur me temën e azilit Freedom from want Liria e të dëshiruarit, e të kërkuarit, thjesht “liria nga doni”, në thelb është më qenësorja.

Kjo do të thotë të jetosh në një situatë ku njeriu nuk ka për t’u shqetësuar për gjëra të tilla si vakti i ardhshëm po vjen, a ka për të ngrënë e pirë, se si ai mund ta veshë veten dhe fëmijët e tij, ose si të ketë një kulm mbi kokën e tij. “Want” – me kërkue, në këtë kontekst i referohet varfërisë së skajshme, siç është përjetuar nga shumë njerëz në botën e tretë.

Dhe siç po e përjetojnë sot kosovarët, të cilët,  63 % e tyre jetojnë me 80 centë përkatësisht me 2 dollarë në ditë!?

Pa dashur të bëj numra, sepse kosovarëve ata u janë bërë aq të bezdisshëm, megjithatë po i përdor disa syresh, sa për të dëshmuar se jo unë por numrat shohin veç zi, në Kosovën e lirë e të pamvarme.

Nëse një Qeveri nuk mund të ofrojë lumturi për njerëzit (shtetasit), së paku mos të derdhë mbi ta helm e vrer, sepse askush nuk e dëshiron ikjen nga plangu e shtëpia, pa ndonjë zor. Njerëzit e kanë një të drejtë, sado e padukshme dhe e painstitucionalizuar në këtë shoqëri, por të cilën nuk mund tua marrë asnjë Qeveri, lirinë për me dëshirue. Secila fjalë e kësaj Qeverie që merr gjithçka për vete e sjep asgjë për shtetasit, në adresë të azilkërkuesve kosovarë është cinike, madje cenon rëndë dinjitetin dhe integritetin e tyre… kapur nga një grusht njerëzish të fuqishëm e fodull!?

Kosova i ka jashtëzakonisht ligsht punët me numra.

Dhe në këtë kontekstin e luftës së numrave, del ministrja kosovare e Integrimeve dhe thotë: Ka vdekë koha e azilit!?

Tmerrësisht, Kosova e qytetarëve është e mbytur nga numrat e vegjël në e për gjithçka, kurse Kosova e pushtetit politik  është e mbytur me numra të mëdhenj në e për gjithçka.

Nuk shoh vetëm zi së kendejmi – siç më akuzojnë eksponentë dhe vegla qorre të pushtetit, nëse këta dreq numrash të thonë se shumica e politikanëve (zyrtarëve publikë) dhe deputetëve të Kuvendit të Kosove kanë pasuri mbi 1 milion euro, kurse pjesa tjetër jeton me më pak se 2 dollarë në ditë, pra më pak se sa shpenzon një lopë në BE për ushqim!?

Sipas Riinvestit 45% e popullsisë në Kosovë jetojnë me më pak se dy dollarë në ditë kurse 18% të tjerë jetojnë me më pak se një dollar në ditë.

Sipas Riinvestit, rreth 32.3% e popullsisë së Kosovës është nën moshën 16 vjeçe, kurse

63% e popullsisë është midis 16-64 vjeç. Duke përjashtuar pjesën e popullsisë e cila gjendet në mërgim, vlerësohet se popullsia në moshë pune në Kosovë përbën 59% të popullsisë totale në Kosovë, që do të thotë rreth 1.210.000 njerëz në moshë pune.

Nga ana tjetër, norma e papunësisë është shumë e lartë për personat në moshë të re (nga 16-24) që vlerësohet 71.6%. Për më tepër 40% e numrit total të të papunëve bëjnë pjesë në këtë grup.

Pothuaj të gjitha të dhënat që janë në disponim tregojnë se një e treta e popullsisë është nën moshën 16-vjeçare dhe mbi 50% e popullsisë është deri në 24 vjeç.

Në anën tjetër, vetëm Uganda ka popullsinë më të re në botë (me moshë mesatare 15 vjeçe!?), para Kosovës që ka moshën mesatare 26.30 vjeç dhe e treta natyrisht është Shqipëria me 30 vjeç.

Këta numra e implikojnë edhe tregun e punës. Shkurt e shqip, në Kosovë për çdo vit rreth 30 mijë të rinj hyjnë për çdo vit në tregun e punës…

E ku do ti çojë këta njerëz Qeveria kosovare, nëse me masa policore ua ndalon ikjen nga atdheu?

Vetëm nëse do që ti punësojë të gjithë në Qeveri!?

Kosova i ka aktualisht rreth 100 mijë zy

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›