E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Ndjenjat marrin zë”, nga Ermonela Jaho/ Sopranoja kthehet në shtëpi me koncert në Opera

Muzika është zëri i shpirtit, sopranoja Ermonela Jaho vjen para publikut shqiptar me ariet plot ndjenja

Koncerti  “Kur ndjenjat marrin zë” sjell  Ermonela Jahon në shtepine e saj , ku emocionet më të medha i ka përball këtij publiku. Në këtë natë plot ndjenja dhe emocione, ajo kthehet jo vetëm si një artiste e jashtëzakonshme, por edhe si simbol krenarie për artin dhe kulturën shqiptare.

Nën dirigjimin e maestro Fabrizio Maria Carminati, njëkohësisht dhe drejtor artistik i Teatro “Massimo Bellini” në Catania, me korin dhe orkestrën e TKOBAP-së, publiku do të përjetojë një udhëtim të rrallë muzikor me kryevepra botërore nga Verdi, Bellini, Donizetti, Puccini./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›