Ndodh edhe kjo në Kuvend/ Hoti tenton të pengojë votimin, u vjedh kartat deputetëve socialistë

Deputetja Elda Hoti ka vjedhur kartat e deputetëve socialistë për të penguar votimin në Kuvend.
Kjo situatë e paprecedentë duket se ndodhi gjatë ndërprerjes së seancës plenare pas tensioneve mes deputetit Flamur Noka dhe ministrit Taulant Balla.
Pasi Noka e goditi me shishe uji Ballën, u përjashtua nga seanca.