E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ndodhet në kërkim për kultivim kanabisi/ Prokuroria kërkon 9 vite burg për ish-administratorin e Ungrejt në Lezhë

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 9 vite burg pë ish administratorin e njesisë Ungrej Gëzim Kola.

Ai është i akuzuar për kultivim të bimeve narkotike.

Ish funksionari lokal ndodhet në arrati qe prej një viti, kur forca e policisë zbuluan dhe asgjesuan rreth 4 mijë bimë narkotike kanabis të mbjella në zonën e Kashnjetit.

Në dosjen hetimore është arritur në rezultatin pëfundimtar se Gëzim Kola, asokohë administrator i kësaj njesi ka konsumuar vepren penale “Kultivim i bimeve narkotike kryer në bashkëpunim.

Prokurori Françesk Ganaj, ka kërkuar pushim të hetimeve për Kastriot Luken, i cili ka ndërruar jetë dhe për Gjergj Ndrecen, për të cilin nuk u gjeten prova të mjaftueshme të faktohej përfshirja në kultivimin e kanabisit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›