Ndoka: U bashkuam me PD-në, sepse na garantoi një vend në Parlament
Kreu i PDK, Nard Ndoka, tashmë zv.ministër i Brendshëm, sqaron se ripozicionimi i kësaj force politike në koalicionin qeverisës, erdhi pas mosmarrëveshjeve me Partinë Socialiste dhe do të shtrihet edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.
Sipas Ndokës, PDK do të hyjë në koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike, nga e cila ka marrë garancinë se demokristianët do të përfaqësohen në parlament, raporton Vizion Plus.
Në vitin 2009, PDK garoi në koalicionin Poli i Lirisë, i cili edhe pse mblodhi më shumë se 27 mijë vota, nuk arriti të përfaqësohej me asnjë deputet në parlament.
