E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka: Vrasja e Kekës me prapavijë politike

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka reaguar nga Shkodra për vdekjen e kryetarit të PDK-së në Malësinë e Madhe, Aleks Keka. Ndoka e ka konsideruar vdekjen e Kekës vrasje me prapavijë politike. Ndoka tha se vdekja e Aleks Kekës ishte një ngjarje e rëndë për Partinë Demokristiane dhe familjen e tij. Sipas Nard Ndokës pista që dihet të ndiqet për vdekjen e Kekës është vrasja politike. Kreu i PDK-së deklaroi se vazhdimisht anëtarë të PDK-së po kërcënohen. Ndërkohë që europarlamentari i BE-së,Luigji Barufi tha se ngjarja nuk afron Shqipërinë me Bashkimin Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›