E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndokaj hedh poshtë raportin e "Mjaft" dhe ish-presidentit Moisiu

Deputeti i PDK, Jak Ndokaj, e ka vlerësuar shpifje të ulët raportin e shoqatës "Mjaft" dhe ish-presidentit Moisiu në lidhje me deputetet e padëshiruara në Kuvend. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, deputeti Ndokaj ka shprehur keqardhje për pozitën në të cilën ka rënë ish-presidenti. Përballë shpifjeve, Jak Ndokaj ka preferuar të paraqesë fakte, të cilat rrëzojnë katërcipërisht deklaratat e ish-presidentit Moisiu. Deputeti Ndokaj ka kërkuar nga organizatorët e raportit "të shpallin metodologjinë e vlerësimit, të tregojnë se cilët kanë qenë parametrat që disa deputetë si ne që u shpallëm në "listën e zezë" nuk i plotësonim dhe që deputetët e tjerë apo kandidatët e tjerë i plotësuan". Deputeti i PDK-së shprehet se nuk ka kryer kurrë ndonjë veprim të kundërligjshëm dhe i gjithë aktiviteti i tij është më se i kontrollueshëm. Për sa u përket kontributeve politike apo dhe aktivitetit publik si politikan, Ndokaj bëri me dije se vetëm në legjislaturën e katër viteve të fundit, ka qenë autori dhe nismëtari i Komisionit Hetimor për Përgjimet, një komision aspak i lehtë për t‘u drejtuar dhe i gjendur nën presionin e disa prej institucioneve më të larta në vend. Gjithashtu, Ndokaj ka renditur edhe disa pika të tjera ku kundërshton këtë raport dhe shpreh bindjen e tij se do të jetë gjithmonë i angazhuar maksimalisht në jetën politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›