Ndonjehere eshte me mire te heshtesh

Per here te pare ne histori nje president gjerman mori guximin te flas ne Aushvic. Paraardhesi i tij Roman Hercog i cili po ashtu ka vizituar ish-kampin e perqendrimit pati vendosur te heshte. Per shkak te permasave te jashtezakonshme tekrimeve monstruoze njeriu nuk mund te gjeje fjale pershkruese ishte shpjegimi i atehershem. Me te drejte sepse kur flet ne nje vend ku ne emer te popullit gjerman jane vrare ne menyre te planifikuar dhe si ne industri me shume se nje milion njerez njeriu duhet te gjeje fjale teper te fuqishme ose me mire te mos flase fare.
Presidenti me pak pervoje ne politiken e jashtme ka gjetur vetem pjeserisht fjale te ketilla. Ne rastin me te mire fjalimi i tij ishte korrekt. Wullff theksoi se krimet e nacionalsocializmit mbi miliona njerez e turperojne dhe tmerrojne popullin gjerman. Gjermanet mbajne pergjegjesi historike dhe ata nuk duhet te lejojne kurre perseritjen e krimeve te tilla. Ai foli edhe per fatin e madh te pajtimit me viktimat e atehershme ne radhe te pare me Izraelin dhe Polonine.
Te gjitha keto jane pozicionime shume te rendesishme por nuk jane fjale te cilat do te shkruajne histori sikur fjalimi i Rihard fon Vajzsekerit me rastin e 40 vjetorit te perfundimit te luftes. Keto fjale nuk mund te krahasohen as me fjalimin pajtues te Roman Hercogut me rastin e 50 vjetorit te kryengritjes se Varshaves ose fjalet e ish-kancelarit gjerman Gerhard Shreder dhjete vite me vone.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Bartosz Dudek
Fjalimi i Wulffit ishte me shume nje ligjerate e zbehte se sa nje perballje e fuqishme me krimet me te medha ne historine e njerezimit. Ai me te drejte permendi viktimat hebreje sinte rome roberit kryengritesit homoseksualet dhe njerezit me te meta fizike. Por me asnje fjale nuk permendi intelektualet polake per te cilet ne fillim edhe ishte konceptuar kampi i perqendrimit ne Aushvic.
Wulff nuk ia doli te beje as nje hark politik mes te kaluares dhe te sotmes. Ndryshe nga fjalimi i kryetarit te Shoqates se sinteve dhe romeve ne Gjermani. Fjalimi i Wulffit ne Aushvic deshmon tere vertetesine e shprehjesse mocme te flasesh eshte argjende e te heshtesh ar.
Autor Bartosz Dudek
Redaktoi Aida Cama