Wulff ne Aushvic Kujtimi dhe zija e mundesojne te ardhmen

Eva Umlauf e kishte menduar per nje kohe te gjate nese do ta merrte fjalen ne Aushvitc. Nuk e kishte te lehte te merrte nje vendim. 68 vjecarja lindi ne kampin e punes Novaki dhe si foshnje u transportua ne Aushvitc. Ajo nuk ka kujtime per te perditshmen ne kamp thote me e reja e te mbijetuarve megjithate nuk kalon asnje dite pa e kujtuar Aushvitcin.
Kercenimi i ekzekutimit dhe semundja e rende qe duhej te perballonte trupi im foshnje jane te inkorporuara brenda tij. Ato qe duhej te perballonte shpirti im denigrimi frika e vdekjes dhe horrori jane memorizuar ne menyre te pavetedijshme dhe mund te ridalin serish ne siperfaqe.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Christian Wulff i pari president gjerman qe mban fjalim ne Aushvitc
Heshtje dhe emocion ne mes te te ftuarve. Edhe presidenti gjerman Christian Wulff u tregua i prekur nga fjalet e sllovakes qe jeton prej kohesh ne Gjermani. Para Wulffit kane marre pjese edhe krere te tjere te shtetit gjerman ne ceremonite perkujtimore ne Aushvitc. Ata kane preferuar te heshtin. Por ndryshe nga paraardhesi i tij Wulff ben pjese ne gjeneraten e pasluftes. Ndoshta edhe per kete ai doli te mbaje nje fjalim per te kujtuar fajin gjerman dhe pergjegjesine.
Wulff Gjermanet mbushen me tmerr dhe turp nga Aushvitci
Emri i Aushvitcit si asnje tjeter eshte simbol i krimit te gjermaneve ndaj miliona hebrenjve. Ata na mbushin ne gjermanet me tmerr dhe turp ne mbajme prej kesaj nje pergjegjesi historike te vazhdueshme e cila eshte teresisht e pavarur nga faji personal. Ne nuk duhet te lejojme qe krime te tilla te perseriten ndonjehere tha ai.
Pak me pare presidenti gjerman kishte vendosur kurora se bashku me homologun e tij polak Bronislav Komorovski ne murin e ekzekutimit ne Aushvitc. Delegacioni i nivelit te larte nga te dy vendet u shoqerua nga rreth 80 te mbijetuar te terrorit nazist. Disa prej tyre mbanin te veshur veshjet e dikurshme te te burgosurve apo shalle bardhe e blu qe te kujtonin uniformat e dikurshme ne kampet e perqendrimit.
Bildunterschrift Pamje nga Aushvitc
Ne fund te fjalimit te tij presidenti gjerman tha se ne kemi pergjegjesi te perbashket qe kujtimi per Aushvitcin te mbahet gjalle. Pergjegjesi edhe per ate qe nje deformim i tille i civilizimit te mos ndodhe me kurre. Wulff Kujtimi perkujtimi dhe zija nuk e paralizojne jeten nuk e bllokojne te ardhmen por pikerisht ato e bejne te mundur te ardhmen.
AutorLudger Kazmierczak /Lindita Arapi
Redaktoi Bahri Cani