Ndotet impianti i ujërave të zeza në Shënavlash të Durrësit, dëme të mëdha dhe krim mjedisor

Një krim mjedisor është konstatuar mëngjesin e sotëm në linjën e pranimit të Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Shënavlash të Durrësit. Mbetje të shumta me bazë hidrokarbure kanë lëvizur nëpërmjet kanalizimeve të ujërave të ndotura të qytetit duke përfunduar tek impianti i trajtimit.
Kjo ndotje është e përmasave shumë të mëdha dhe ka shkaktuar dëmtime tek disa pajisjeve të impiantit. Në kushte të tilla puna në impiant është ndërprerë deri në pastrimin e plotë të këtyre mbetjeve.
Drejtori I impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura Olsi Graceni shprehet se janë shkaktuar dëme të shumta dhe puna në impiant është ndërprerë deri në pastrimin e plotë nga kjo lloj ndotje
Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës njoftuar IKMT-në, Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe Policinë e Shtetit për këtë ngjarje.
Pranë impiantit kanë ardhur inspektorë të këtyre institucioneve, të cilët kanë parë shkallën e ndotjes dhe kanë bërë akt-konstatimin e rastit të shoqëruar edhe me foto për të vazhduar me procedurat e mëtejshme. Ka pasur edhe në të kaluarën ndotje të tilla mjedisore, por jo në përmasa të tilla si kjo që është konstatuar ditën e sotme.
Gazetar Norel Zaimi
/RTSH/