Ndotet plazhi i Durrësit, qytetarët i lënë mbeturinat aty ku rrinë vetë (FOTO)
Durrës- Fotot e denoncimit të ndotjes vijojnë të vijnë në adresën tonë të email-it info@gazetaidea.com duke dëshmuar dita-ditës se mbeturinat vijojnë të hidhen në mënyrë të papërgjegjshme.
Fokusi i denoncimit është ndalur ditën e sotme në qytetin bregdetar të Durrëit, e më konkretisht në plazhin e tij.
Fotot që shihni më poshtë janë fiksuar në zonën e njohur si pista Iliria.
Një qeskë që në mëngjes në trotuarin buzë kësaj zone, mbeturina të lëna pas një dite të bukur në rrezet e dielli pranë shezlongut dhe mbeturina të mbledhura buzë bregut aty ku luajnë fëmijë e kalojnë mijëra qytetarë për tu futur apo dalë nga deti dhe për të bërë xhiron e famshme buzë detit.
Por përsëri janë vetë ata dhe prindërit e atyre fëmijëve që ndotin mjedisin ku vetë rrinë.
Ndotet plazhi i Durrësit, qytetarët i lënë mbeturinat aty ku rrinë vetë
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 2