E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndotja akustike,Tavo takim me Shtabin monitorues në Sarandë

Vazhdon monitorimi i zonave bregdetare për monitorimin e zhurmave në kuadër të urdhërit të lëshuar nga Kryeministri Berisha ndaj kabinetit Ministror.

Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo ka realizuar sot një takim me Shtabin për monitorimin e zhurmave në Sarandë, ku ka bërë thirrje për bashkërendim të punës nga të gjitha njësitë vendore.

Tavo është shprehur i prerë se nuk duhet dhe nuk do të lejohet asnjë zhurmë përtej normave të lejuara. Aksione të tilla janë shtrirë në të gjitha qëndrat kryesore të vendit, me fokus të vecantë zonat bregdetare, në të cilat pushojnë qindra pushues shqiptarë dhe të huaj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›