Ndotja e gjirit të Meksikës, Obama: BP, dëmshpërblim për të prekurit

Tetë javë pas shpërthimit të platformës të shpimit të naftës së kompanisë British Petrolium, presidenti Obama deklaroi se qeveria amerikane bën plotësisht përgjegjëse kompaninë British Petrolium.
“Ne do ta luftojnë rrjedhen e naftës me gjithçka kemi për aq kohë sa do të duhet. Ne do ta bëjmë British Petrolium që të paguajë për dëmet që shkaktoi kompania e saj. Dhe do të bejmë gjithçka nevojitet për të ndihmuar zonat e prekuara dhe njerëzit që ta marrin veten nga tragjedia” premtoi Obama, i cili gjithashtu konfirmoi se do t’u kërkojë zyrtarëve të kompanise që ata të krijojnë një fond të administruar nga një palë e tretë e pavarur në ndihmë të viktimave të rrjedhës së naftës.
Menjëherë pas fjalimit të presidentit, kompania British Petrolium lëshoi një dekleratë duke thënë se ndante të njejtin synim për të pastruar naftën e rrjedhur dhe për të ndihmuar të prekurit nga fatkeqësia. Ai foli disa orë pasi qeveria shtoi përllogaritjet për sasinë e naftës që po rrjedh nga depozita e demtuar në fund të detit. Një panel qeveritar shkencëtarësh tani beson se ndermjet 35 mijë dhe 60 mijë fuçi naftë po rrjedhin çdo ditë në ujërat e Gjirit të Meksikës.
< I mëparshmi